




Një çift i ri në Zelandë të Re kishte planifikuar një suprizë për nënën e nuses duke dalë në mes të sallës ku po mbahej dasma e tyre dhe duke i prerë tërësisht flokët për t’u solidarizuar me luftën e saj kundër kanc erit.
Luna Macapagal nga Aucklandi i Zelandës së Re ishte diagnostikuar me shkallën e katërt të kanc erit ovarian në vitin 2018 duke kaluar deri tani nëpër operacione të shumta dhe kemioterapi.




Vajza e Lunas, 20 vjeçarja Jony donte të befasonte nënën e saj duke rruar flokët për t’u bërë njëjtë si nëna e saj.
Këtë veprim ajo deshi që ta bënte pikërisht në ditën e saj më të rëndësishme dhe idesë së saj iu bashkua edhe bashkëshorti i saj, Alistair po ashtu 20 vjeçar.




Çifti ka mahnitur gjithë të pranishmit në sallë në momentin kur kanë dalë në mes të sallës dhe e kanë kryer këtë veprim.