E pazakontë, gjen portofolin me 10 mijë euro dhe ia dorëzon policëve!


Gjeti një portofol në rrugë me deri në dhjetë mijë euro brenda, midis parave dhe çeqeve dhe pastaj menjëherë ia dorëzoi policisë, e cila ia ktheu pronarit të saj të ligjshëm.

Historia e pazakontë ka ndodhur në Avellino, afër Piazza d’Armi, në Itali.

I riu, 33 vjeç, ishte në këmbë kur u ndesh me një portofol të rrëzuar mbi trotuar.

Duke e hapur atë, 33-vjeçari gjeti rreth dhjetë mijë euro midis çeqeve dhe parave cash, por edhe karta krediti dhe ATM me kodin PIN të burrit dhe dokumente personale.

Në atë moment, djali e mori atë dhe menjëherë ia dorëzoi disa policëve që gjendeshin në ato momente në zonë.

Këta të fundit, menjëherë filluan kërkimet për pronarin e ligjshëm: ai ishte një 71-vjeçar nga Avelino, i befasuar kur pa portofolin e tij të kthyer me gjithë paratë dhe dokumentet e paprekura.

Vetë 71-vjeçari donte ta falënderonte personalisht të riun, duke e lavdëruar atë për mirësjelljen dhe mbi të gjitha për ndershmërinë.

I riu, mori përgëzime edhe nga policët për gjestin, pastaj u kthye në shtëpi.

Një gjest sigurisht i pazakontë, veçanërisht në një epokë të recesionit shumë të fortë ekonomik, por që dëshmon se si ndjenjat e ndershmërisë, mbizotërojnë mbi interesin personal. /e.a/noa.al/

Leave a Reply