




Tea vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pse ka disa muaj që është larguar nga “Përputhen”, emisioni nga i cili u bë e famshme. Ish-konkurrentja duket se do t’i rikthehet sërish format dhe këtë ka lënë të kuptohet me postimin e fundit.




Tea është shfaqur krah autores Olsa Muhameti dhe shkruan se të hënën do ndodhë diçka.
“Pyesni Olsa Muhametin se ç’do bëhet të hënën”, shkruan Tea duke na e lënë enigmë çfarë po gatuhet.




Kujtojmë që hera e fundit e Teas në program, ishte në “Përputhen Prime”, krah Beartit, ku çifti dukeshin shumë të lumtur. Megjithatë së fundmi konfirmuan ndarjen, për të cilën ende nuk kanë dhënë më shumë informacione.