E lumtur në arrati, Fjolla Morina shtatzënë sërish? (FOTO)


Këngëtarja Fjolla Morina po kalon ditët më të bukura që mund të kaloj një i arratisur i drejtësisë.

Madje në Ditën e Shën Valentinit, këngëtarja u surprizua nga ai me një buqetë trëndafilash, të cilën Fjolla nuk nguroi ta ndante me fansat në rrjete sociale.

“Dashnia jem që më bën të lumtur gjithmonë. Faleminderit Fisnik”, shkroi Fjolla përkrah fotove.

Po ashtu, Fjolla ka publikuar në “Instagram”, një seri fotosh, ku është shfaqur e veshur me një fustan të kuq të shkurtër, që ia nxjerr më në pah format trupore. Por ndjekësit kanë kapur një detaj te barku i saj, i cili duket më i fryrë se zakonisht.

“A je shtatzënë se si shumë të paska dal barku. Urime shtatzënia”, janë disa nga komentet që shihen në foton në fjalë.

Leave a Reply