E lidhur me Romeon? Kush është vajza bukuroshe e Niko Peleshit (FOTO)


Pasi bënë publike lidhjen, pastaj ndarjen, e më pas ribashkimin, verën që lamë pas Romeo dhe Jonida mbushën rrjetin me foto e video prej një çifti të dashuruar.

Por vetëm pak javë më parë Albeu.com zbuloi se çifti nuk janë më bashkë e më pas ishte Jonida Maliqi e cila tha publikisht se është single.

Por menjëherë pas këtij lajmi, në rrjet po qarkullon lidhja e mundshme e Romeo Veshaj me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Alekisa Peleshi.

Aleksia nuk është e panjohur për publikun, përtej Instagramit ku ajo është shumë aktive, bukuroshja ka patur edhe dalje televizive ku është diskutuar por talentin e saj në të shkruar dhe librin e parë me poezi që ka publikuar.

Në fotogalerinë e mëposhtme do të gjeni foto nga dita e djeshme që qarkulluan në rrjet dhe për momentin janë prova e vetme e lidhjes së 20 vjeçres me Romeo Veshajn./albeu.com/

Leave a Reply