E lidhur me Arsimin, por Ana i habit të gjithë me deklaratën (FOTO)


Përgjatë ditëve të fundit në rrjet është përfolur se Ana dhe Arsimi kanë nisur një lidhje dashurie. Dyshja janë kapur shpesh mat, madje Arsimi e ka prezantuar Anën dhe me të birin. Pak ditë më parë ai publikoi një video, ku i vogli shprehej: “Ana të dua shumë”.

Mirëpo, ish-konkurrentja e Për’puthen i ka habitur të gjithë, teksa së fundmi ka deklaruar se është konfuze për ndjenjat e saj. “A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, është përgjigjur Ana.

Leave a Reply