E kujtoni Katian, këngëtaren bullgare? Sabiani i tregon të gjitha: Kam qenë gati tre vite i lidhur me të, u ndamë sepse….


Një nga hitet e Sabianit është padyshim edhe kënga me bullgaren Katia “Më thuaj të dua”, që në vitin 2005 bënte namin. I ftuar në “Glamour zone”, Sabiani tregoi se ai dhe Katia kanë qëndruar 3 vjet të lidhur.

Ju kujtohet Katia që« këndonte me Sabianin? Ja si duket sot pas 18 vitesh

Këngëtari tregoi se ata në lidhjen e tyre nuk kishin probleme të tilla si xhelozia, por ndarja erdhi për shkak se ai u largua nga Bullgaria.

“Kemi vite që nuk komunikojmë. Ka ndodhur 15 vite para kur bëra këngën e binjakeve dhe ishte bërë hit. Më ftuan në Bullgari dhe më njihnin të gjithë nga ekrani. Tek zyrat e televizionit pashë dhe Katin. Më tha një nga ata menaxherët që Kati kishte dëshirë të bënim një këngë bashkë. Pranova dhe ajo kishte zgjedhur një nga këngët e repertorit tim “Më thuaj të dua”. E realizuam shumë shpejt për 3-4 ditë dhe pas 1 muaji u transmetua videoklipi. Ishte mega hit.

Për nja 3 vjet isha i përfolur në Bullgari ashtu si këtu në Shqipëri, por nuk i dhashë rëndësi të madhe. Me Katian qëndruam 2-3 vjet bashkë, normalisht ishte diçka më shumë se miqësi. Nuk ishim xhelozë për njëri-tjetrin. Mendoj se shkaku i ndarjes isha unë që u largova nga Bullgaria. Nuk e di a ishte dashuri”, tregoi Sabiani.

Leave a Reply