




Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, u fol për fotot e Teas me Beartin që bënë namin në rrjet ditët e fundit. Konkurrentët u shprehën se e kishin kuptuar që Tea dhe Andi nuk kishin pëlqim ndaj njëri-tjetrit ndërsa Bora Zemani tregoi edhe kontratën e Andit me “Përputhen”, duke sqaruar se ai nuk është detyruar për asgjë.
Ndërkohë Arjan Konomi u shpreh se nuk ka ditur asgjë për lidhjen e Teas me Beartin, mirëpo në një replikë që i kthen një fansi tregon se i kanë prerë pjesët ku opinionisti siç duket ka dhënë më gjatë mendimin e tij.




“Po si nuk të vjen turp a ke dinjitet si bie aq poshtë, si nuk fole asnjë fjalë sot. Pse gjithë respektin që ka pasur publiku për ty e shkel me këmbë. Turp të të vijë”, i shkruan ndër të tjera një fans.
“M’i prenë të gjitha”, i përgjigjet Arjani teksa mesazhi me opinionistin është publikuar në një faqje në Instagram.




Na mbetet të presim një tjetër reagim sqarues nga opinionisti.