E kishit dëgjuar më parë? Kjo është familja shqiptare e cila i vendosi fëmijës emrin e nje partie politike


Vendosja e emrit të foshnjës është një nga momentet e shumëpritura për prindërit.

Disa prindër e mirëmendojnë para se foshnja të lindë e disa të tjerë zgjedhin ta vendosin në momentin që foshnja ka lindur.

Kemi dëgjuar shumë raste ku prindër shqiptarë vendosin foshnjave bashkimin e emrave të tyre, apo emra të familjarëve të ndjerë, apo emrat e personazheve të tyre të pëlqyer të filmave, gjithsesi kurrë nuk kemi dëgjur kur prindërit i vendosin foshnjës emrin e një partie politike.

Një familje kosovare e cila jeton në Belgjikë ka zgjedhur që vajzën e tyre ta quajnë ‘Vetëvendosja’, duke iu referuar partisë politike të Albin Kurti.

Siç shihet dhe nga certifikata foshnja e lindur në Prishtinë është quajtur Vetëvendosja

Leave a Reply