E FUNDIT/Numërohen mbi 1 mijë kuti votimi, si renditen partitë

Deri në orën 06:51 të mëngjesit të 26 Prillit, janë numëruar 1015 kuti nga 5198 në total.

Nga rezultatet e deritanishme të numërimit të fletëve të votimit, PS është në avantazh me 50% të votave ose 68 mandate. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka marrë 38% të votave ose 51 mandate.

LSI ka marrë 7% të votave ose 5 mandate. Ndërsa PSD, partia e Tom Doshit, ka marrë 2% të votave ose 3 mandate. Kurse partitë e tjera deri tani nuk kanë marrë asnjë mandat. /tvklan.al

Leave a Reply