Dubai, destinaсioni i preferuar i VIP-ave këtë periudhë/ Habit modelja: Plazhi është njësoj si ai i Durrësit…


Rovena Domi ish-miss, ka pak ditë që është kthyer nga pushimet e saj në Dubai dhe tregon përshtypjet që i la ky vend luksoz.

“Është vërtet vend luksoz, por përveçse rëra është më e pastër, deti ishte njësoj si deti i Durrësit. Thjesht godet emri”.

Për modelen, tërheqëse ishte jeta e natës. “Ka famën dhe jetën e natës shumë të bukur. Kam bërë disa foto, vendet ishin shumë luksoze dhe atje shikoja njerëz shumë ta pasur, në hotele janë njerëz të zgjedhur”.

Por sa i kushtoi Rovenën ky udhëtim? “Është i shtrenjtë, shpenzimet ditore i kalojnë 1000 euro. Bleva disa gjëra atje por janë shumë më shtrenjtë se në Europë. Më pas më kishte kaluar afati i testit dhe u detyrova ta bëja prapë në Turqi. Atje qëndrova në hotel dhe shpenzimet m’u shtuan”.

E pyetur, në emisionin “Shqipëria live”, ajo pranon se u ndikua nga fakti se shumë personazhe të famshëm në Shqipëri kanë vizituar Dubain kohët e fundit. “Ishte një shtysë, pse të gjithë shkojnë, unë të mos shkoja…”, duke shtuar se ka udhëtuar e e vetme në destinacionin më ‘trend’ të momentit.

Leave a Reply