Do të lehtësohen maѕat shtrënguese? Skënder Brataj: Sot do ketë komunikatë, ja si ëѕhtë situata aktuale në sрitale


Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj ishte i ftuar në “Wake Up” ku foli për masat e reja shtrënguese që pritet të njoftohen ditën e sotme.

Shifrat e të infektuarve janë në rritje gjatë kohëve të fundit ndaj nuk pritet të ketë lehtësime të masave.

“Sot do të ketë një komunikatë për sa i përket masave. Nuk mendoj se do ketë lehtësim të masave, sepse tregues janë në rritje dhe kur janë në rritje si fillimin ajo rritje vazhdon ato dy javë siç kemi mësuar dhe për dy javë numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital normalisht të çon drejt ezaurimit të burimeve që ke në dispozicion. Jemi në vlerësim e sipër, sot do të ketë një komunikatë.

Tani kemi përsëri rritje. Ajo që është tipike në këtë moment është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është numri më i rritur, është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë. Kemi mosha të reja të shtruar në spital”, tha Brataj.

Leave a Reply