




Andi dhe Melisa vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media pas thashethemeve se mund të jenë në një lidhje dashurie. Madje u tha se kjo është edhe arsyeja pse Melisa u largua nga “Përputhen”.
Pavarësisht se dyshja i mohoi lajmin, fotot dyshuese kanë vazhduar, siç ishte edhe foto e fundit ku Melisa shfaqet me këmishën e Andit.




Ndërkohë Andi ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me kostum e për shkak se ka marrë pamjen e dhëndrit, pyet:




“A dëshiron të martohesh me mua?”
Mes komenteve ka dalluar Melisa, e cila i shkruan se do të mendohet:
“Hmm”.




Ndjekësit menjëherë kanë shperthyer në komente, hipoteza dhe plane për të ardhmen e dyshes së famshme të “Përputhen”.