




Mehmet Ozan Dolunay lindi në vitin 1990 në Ankara. Tek ne i njohur si ‘Xhenk’ nga seriali ‘Stambolli i pameshirshem’, shkruan Billbordi.com
Përderisa ishte duke studiuar, ai filloi të merrte mësime aktrimi në Workshopet e Aktrimit të Artizanatit dhe debutoi në televizion me serialin Tatlı Küçük Yalancılar (Genjeshtrat e vogela te embela).




Ai vazhdoi karrierën e tij në televizion me një rol dytësor në serialin ‘Oyunbozan’ dhe një rol kryesor për shkak të të cilit u njoh ndërkombëtarisht në serialin ‘Yüksek Sosyete’, më vonë ai u be edhe si aktor kryesor në serialin Lise Devriyesi.




Ai më tej u bë i njohur me rolin e tij në serialin ‘Zalim İstanbul’ si Cenk Karaçay, i cili u bë personazhi më i popullarizuar në mediat sociale muaj pas muaji.
Aktori është nominuar dy herë në garën si atkori më i bukur turk ku ka zënë vendin e 7 dhe pas një viti zuri vendin e 4 si aktori më tërheqës turk.



