Dilema e рërherѕhme, një bionde apo një brune ëѕhtë më e рreferuar nën çarçafë


Duket se meshkujt nuk i preferojnë aq shumë biondet, referuar një studimi të fundit nga kompania e produkteve kozmetike “Garnier”. Po çfarë preferojnë ata në të vërtetë? Këtu janë 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët e tu.

Poshtë çarçafit, meshkujt duan një zeshkane

71 për qind e të pyeturve në studim thanë për “Garnier” se shohin si partnere ideale një femër me flokë të errët (ndoshta edhe për shkak se një e katërta e bruneve e kanë vlerësuar veten si mbi mesatare në shtrat, në mënyrë të konsiderueshme më shumë se biondet apo flokëkuqet).

Ata pëlqejnë gjërat që shkëlqejnë

Dhe kjo përfshin edhe flokët. Paraprakisht, referuar një studimi për UK Telegraph, 72 për qind e meshkujve kanë votuar që flokët me shkëlqim janë më tërheqës sesa ata pa shkëlqim.

Ata pëlqejnë flokët natyralë

Më shumë se një e treta e meshkujve thanë se e urrejnë faktin kur femrat kujdesen aq shumë për flokët dhe i kanë të kuruara deri në detaj. Ata preferojnë flokët e butë dhe të natyrshëm, që t’i prekin lehtësisht.

Derisa janë të natyrshëm, të gjatë dhe me onde

43 për qind e meshkujve preferojnë këtë lloj stili, flokët e gjatë e të valëzuar si të Jennifer Aniston.

Por flokët e tu të gjatë mund të jenë shumë të gjatë

Mirë, pra, u kuptua. Dikush këtu është nazeli. Kur “Cosmopolitan” ka pyetur 100 meshkuj, 55 për qind e tyre sollën shembullin e Lauren Conrad dhe thanë se duket më seksi me flokët deri në supe, sesa flokët super të gjatë.

Leave a Reply