Dikur publikonte foto ѕеksi, ѕоt mbulohet me shami/ Ѕhkëndije Mujaj: Nuk dua ta përmend jetesën e mëраrshme


Shkëndije Mujaj u bë e njohur për publikun shqiptar për fotot dhe videot e saj s*ksi që publikonte në rrjetet sociale. Mujaj ka bërë një ndryshim drastik në jetën e saj, pasi së fundi i është dedikuar fesë.

Ajo shfaqet e mbuluar me shami dhe ka treguar se ka hequr dorë përfundimisht nga jeta që bënte më parë.

Ditën e sotme në një videomesazh në “Abc-në e mëngjesit”, Shkëndija u shpreh se ka qenë një zgjedhje e saj dhe se ndihet e lumtur për vendimin që ka marrë.

“Nuk dua ta përmend jetesën që kam bërë përpara, tashmë i përkas diçkaje tjetër, jam tek besimi që kam në Zot. Dhe pse nuk kam shumë eksperiencë në këtë drejtim, për mua ka qenë një zgjedhje e lirë. Nuk kam si të flas unë për mbulesën dhe të mos flas për besimin se është diçka e kotë.

Pas kësaj mbulese fshihet një besim dhe dashuri ndaj ndihem mirë. Për fat të mirë jetoj në një shtet ku nuk jam ndjerë asnjë sekondë e paragjykuar. Unë nuk e kam parë këtë eksperiencë negative. Sa i përket shoqërisë kam patur shumë komplimente, me të vërtetë jam shumë e lumtur dhe ndihem e privilegjuar.“, u shpreh ajo./ CNA

Leave a Reply