“Dikur më thoshin motër”, Fifi tregon interesin e djemve pasi humbi kilogramët e tepërt!


Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova, Filloreta Raçi, është një nga vajzat më të komentuara dhe më me zë në showbizin shqiptar. Në tregun muzikor ajo njihet si Fifi, teksa së fundi, ajo është vënë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen e saj nga djali misterioz. Veç kësaj, Fifi po komentohet edhe lidhur me hum bjen e peshës së saj trupore.

Theksojmë se këngëtarja bukuroshe dikur ishte një femër e kolme, ndërsa sot ajo shfaqet me një trup shumë të bukur dhe me linja perfekte. Fifi i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve përmes ‘Instastory-t’, ku njëri prej tyre e pyeti Fifin nëse ka ndryshuar marrëdhënia e saj me meshkujt. Fifi u shpreh se ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

Pyetja e ndjekësit:

Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit?

Përgjigja e Fifit:

100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe.

Leave a Reply