Dikur jam Iutur dhe kam bërë teraрi/ Si rraIIëherë, Arbana Osmana tregon për momentet e vëѕhtira që ka рasur në jetë


Prej disa muajsh ka sjellë në jetë djalin e saj të dytë dhe prej pak javësh ka nisur sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, megjithatë, Arbana Osmani e gjen kohën të bëjë edhe ato bisedat e shkurtra vi rtuale me ndjekësit, që tanimë i ka kthyer në traditë. Edhe kësaj radhe, ajo u është përgjigjur pyetjeve që i kanë mbërritur në Instagram dhe ka zbuluar disa gjëra që nuk i kemi ditur dhe as i kemi menduar ndonjëherë për të.

Arbana shfaqet gjithmonë e qeshur, pozitive dhe energjike, prandaj një prej ndjekëseve ka dashur të zbulojë “sekretin” e saj. Por si për të gjithë njerëzit, jo çdo gjë është siç duket. Edhe Arbana ka pasur momentet e saj kur jo çdo gjë ka shkuar mirë. Madje, ajo ka rrëfyer se dikur, në një moment të jetës së saj kur e shikonte çdo gjë të errët, ka bërë edhe terapi.

“Si ia del të mendosh pozitivisht dhe të mos kesh frikë?” ka qenë pyetja që i është drejtuar.

Ndërsa Arbana është përgjigjur:

“Ka pasur momente kur jo kam pasur frikë, por kam qenë e terrorizuar nga e ardhmja. Jo vetëm që s’kam menduar pozitivisht, por kam parë çdo gjë të errët. Dhe atëherë e kam kuptuar që kam nevojë për ndihmë, dhe në momente të caktuara, kam bërë gjëra të caktuara. Dikur jam lutur, dikur kam medituar, dikur kam bërë terapi e dikur kam folur me një mik. Por asnjëherë s’kam ndenjur në vend numëro. Asnjëherë nuk jam dorëzuar dhe s’kam pranuar që ‘ky është fati im’.”

Leave a Reply