Dhurata e “ndaluar”, Ledjana e Përputhen fshin menjëherë postimin (FOTO)


Në ditën e Shën Valentinit, Ledjana Prenga, ka marrë një dhuratë shumë romantike. Kokurrentja e “Për’puthen” publikoi në Instagram foto të një buqete me trëndafila të kuq, ku në mes ishte formuar shkronja L me lule të bardha. Lulet ishin shoqëruar me një pusullë, ku në një pjesë lexohet: “më mungon”. Mbi foto Ledjana shkroi: “Ndjehem e dashuruar”.

Mirëpo fotografia qëndroi vetëm 1 minutë në profilin e saj dhe Ledjana e fshiu menjëherë. Ai që arriti ta kapte në kohë këtë dhuratë kaq romantike ishte opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj. Ky i fundit e ka publikuar foton që ka kapur nga Instagrami i Ledjanës dhe e ka thumbuar konkurrenten përmes një mesazhi në rrjete sociale.

“Mesazhi dashurie në ditën e të dashuruarve dhe dhurata pafund? Kujt i mungon Ledjana sot dhe me kë ndihet e dashuruar? Urime Ledjana, por t’i kishe mbajtur më gjatë fotot pasi ishin të bukura dhe të ndjera”, ka shkruar Meridiani.

Pak javë më parë Meridiani e akuzoi Ledjanën se ajo ka një lidhje jashtë programit dhe madje për këtë shkak debatoi ashpër me Arjan Konomin. Disa javë më parë në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Ledjana ishte e fejuar jashtë emisionit dhe se partneri i saj ndodhej në burg në Belgjikë. Mirëpo konkurrentja e “Për’puthen” i mohoi të gjitha akuzat, duke u shprehur se nuk ka asnjë marrëdhënie që e ka lënë pezull jashtë emisionit.

Leave a Reply