“Dhoma e çiftit”, historia që frymëzoi mjekët: Të moѕhuarit luftuan së bashku viruѕin


“Bashkë në të mirë dhe në të keqe, në gëzim dhe dhimbje, në shëndet dhe në së mundje”. Ky ishte premtimi që ata i bënë njëri-tjetrit 64 vite më parë kur u martuan.

Bëhet fjalë për historinë frymëzuese të çiftit italian Lea dhe Angelo, 86 vjeç nga Monselice, Padova. Ata u sëmurën të dy me Covid dhe së bashku u përballën me sëmundjen. Aq sa u krijua një “dhomë çifti” në spital.

Lea dhe Angelo, të martuar për 64 vjet, morën virusin në të njëjtën kohë dhe që prej 19 shkurtit kanë qëndruar në spitalin Komunitar të Montagnana. Në fillim ata u ndoqën në shtëpi nga stafi i Usca por më pas kushtet e tyre u përkeqësuan. Problemet me frymëmarrjen bënë që mjekët të vazhdonin me shtrimin në spital të burrit dhe gruas.

Të dy hynë në spital në të njëjtën ditë për të luftuar së bashku virusin. “I gjithë stafi është i vaksinuar, ne i kushtojmë shumë kohë dialogut dhe komunikimit të cilin e konsiderojmë një investim në shërim më të shpejtë”, shpjegon stafi.

“Efektiviteti i një terapie matet gjithashtu me ‘termometrin e njerëzimit”, ky është koncepti i përshkruar nga drejtori i Ulss 6, Paolo Fortuna. Në fakt, ka 5 çifte të tjerë të shtruar në të njëjtën dhomë në spitalin Montagnana.

Lea dhe Angelo, pra, nuk janë çifti i vetëm që luftojnë së bashku vi rusin. “Unë qaj nga gëzimi”, tha gruaja 86-vjeçare pasi përqafoi burrin e saj. Së shpejti ata do të kthehen në shtëpi. Ajo është negativizuar dhe ai gjithashtu është drejt shërimit të plotë. Premtimi i 64 viteve më parë ishte i qartë: në shëndet dhe në sëmundje.

Leave a Reply