“Deshta me të dashtë”, Jozefina Topalli ‘prek’ pas v dekjes së të ëmës: Ishte themeli i shtëpisë, kur nuk kishim lekë për bukë më thoshte…


Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prekur me fjalët për humbjen e nënës së saj dy ditë më parë.

Përmes një postimi ajo falenderon të gjithë personat që i kanë shprehur ngushëllime, ndërsa kujton me dhimbje momentet me të ëmën. Ajo shkruan se jeta e nënës së saj nuk ka qenë e lehtë, por gjithmonë ajo është treguar optimiste. Topalli shkruan se nëna e saj ishte modeli që ajo dëshironte t’i afrohej, pasi ajo kishte treguar gjithmonë se ishte një njeri i fortë pavarëisht vuajtjeve që kishin kaluar.

“‘Deshta me të dashtë moj nanë’, ishin fjalët e fundit të saj”, shkruan Jozefina, ndërsa shprehet se largimi i saj i ka lënë një boshllëk të tmerrshëm

Postimi i plotë:

“Deshta me te dashte!”

Te dashur miq

Familja ime dhe une ju falenderoj me mirenjohje per mesazhet tuaja te aferta e ngushelluese.
Jeta e nanes sime ka qene nje kalvar kur ne ishim te vegjel, por une asnjehere nuk e kam degjuar ate te ankohej. Ishte nje heroine, por gjithmone me buze ne gaz,besimtare dhe me kurajo te madhe.

Do na ndihmoje zoti thoshte , edhe kur nuk kishim asnje leke , as per te blere buken thate. Ajo ishte themeli dhe kolona e shtepise. Ishte modeli qe gjithmone doja t’i afrohesha.

Ndodhte kur isha e vogel qe te ndihesha e pasigurte dhe i kerkoja nanes te rrinte afer meje. Ajo me jepte doren, pastaj me shterngonte me trupin e saj dhe aty une isha me e sigurta ne bote, me e mbrojtura dhe me e lumtura. Isha ne krahet e nanes. Ne ishim shume te lidhura me njera tjetren.

Ne ditet e fundit ajo po perpiqej te thoshte dicka, qe ne fillim nuk e kuptova. Pastaj ajo me veshtiresi e perseriti: -“Deshta me te dashte moj nane”, me doren qe levizte me veshtiresi drejt fytyres sime. Ai ishte perqafimi jone i fundit.

Nana u kthy ne shtepine e Zotit, e mua me la nje trishtim te madh ne zemer e nje boshllek te tmerrshem.

Leave a Reply