“Dashuria mes nënës dhe të bijës është përgjithmonë”, Learta ndan imazhin e ëmbël


Learta Jakupi është një ndër emrat që e lexojmë shumë shpesh në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Reja e këngëtares së njohur Shyhrete Behlulit, së fundi është bërë nënë për herën e dytë e një vajze, që e quajtën Matina Salihu.

Sopranoja është një grua mjaft e dedikuar për familjen e saj, sidomos për fëmijët, me të cilët kalon shumicën e kohës dhe shumë shpesh publikon imazhe me ta.

Në fotosesionin e fundit, e të parin si nënë e një vajze Learta vjen shumë e ëmbël së bashku me familjarët e saj të afërt.

Në imazhin e fundit të publikuar nga ajo, shihet së bashku me nënën e saj, zonjën Drita dhe vajzën.

Leave a Reply