Danimarka lehtëson masat, mësimi në shkolla starton nga prilli


Ani pse shtetet evropiane po shtrëngojnë masat kundër C0vid, Danimarka do t’i lehtësojë masat nga fillimi i muajit prill, përcjell albinfo.ch.

Qeveria e Danimarkës konfirmoi se do të lehtësonte masat e marra në prill dhe maj. Nga 6 prilli do të hapen shkollat, ndërsa restorantet, teatrot dhe bizneset e tjera do të rihapen një muaj më vonë.

Në një deklaratë për media, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha se shpreson të heqë pothuajse të gjitha kufizimet pasi të jenë vaksinuar të gjithë personat nën 50 vjeç. Sidoqoftë, plani i rihapjes së vendit vlen vetëm për njerëzit që janë të pajisur me një certifikatë va ksinimi.

Danimarka gradualisht ka lehtësuar masat e marra pasi normat e inf eksionit kanë rënë. Ndërkohë vende të tilla, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë shënuar rritje të infek sioneve në javët e fundit

Leave a Reply