Dalin pamjet e fundit të Arjan Salës/VlDEO


Në këto pamje janë fiksuar momentet e fundit të Arjan Salës, “Dëshmorit të Atdheut” që dha jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët e tij në magazinën e një qendre tregtare. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë çastin kur 32-vjeçari me detyrë përgjegjës sigurie, njoftohet në radio për rënien e zj-arrit në ambientet e magazinës dhe menjëherë niset drejt saj për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e personelit që ishte brenda.

Ndërsa këto pamje kanë regjistruar momentin e fundit të Arjan Salës teksa vrapon me një b0mb0l për shuarjen e zjarrit në hyrje të magazinës. Më pas ambienti mbulohet nga tymi i madh dhe nga pamjet e regjistruara nga kamerat arrihet të dallohen vetëm punonjësit që kanë dalë nga magazine, ndërsa Arjan Sala vijon të qëndrojë brenda saj në përpjekje për të shuar zjarrin.

Pikërisht për këtë sakrificë që i kushtoi jetën, Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Statusi i lartë që mban motivacionin “hu-mbi jetën në përpjekje për të shpëtuar popullsinë në rast fatkeqësie” ju dorëzua familjarëve nga kryeministri i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës.

Qeveria miratoi gjithashtu një vendim të veçantë që i jep familjes së 32 vjeçarit një ndihmë financiare në shumën e 1 milion Lekëve.

Tr-upi i 32-vjeçarit u gjet pas 3 ditësh kërkime në orët e para mëngjesit të ditës së shtunë pas një dere të mbyllur./Tv Klan

Leave a Reply