Videoja 15 sekondëshe qe e fundosi portierin italian, ku dukej në banjat e një diskoteke, e xhiruar pa dijeninë e tij, i ka kushtuar shume Mateo Voltolinit. Ai si portieri i dytë të Rexhanës (klub italian që militon në Serinë C) është pezulluar prej një jave nga aktivitetet sportive. Futbollisti, i cili gjatë orëve të fundit ka përfunduar në mes të një furtune, i ka komunikuar avokatit të tij mbrojtës vendimin për të denoncuar autorin e filmimit dhe personat që e kanë shpërndarë.