“Çorapet i hedhin të dy nëpër shtëpi”, Çiljeta zbulon marrëdhënien e djalit me Alban Hoxhën


E ftuar në emisionin “Jashtë Loje” ishte këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ka folur për herë të parë e në mënyrë ekskluzive për marrëdhënien e saj me kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha.

Një nga pyetjet e moderatores ishte lidhur me marrëdhënien që ka Fernando, djali 8 vjeç i Çiljetës me Hoxhën, e përgjigjja e saj ishte:
“Fernandos sigurisht i ndikon prania e Albanit. Kur ishte më i vogël thoshte kur të rritem do pres topa si Albani, por tani ka ndryshuar. Djali i Albanit është i lindur dhe i prerë për këtë gjë.

Kur e merrja Fernandon me vete në stadium kur ishte më i vogël, hipte tek karriget dhe ja bënte me dorë: “Si nuk më shikon içik ky o ma?” më thoshte mua
Ata të dy kanë marrëdhënie shumë të mirë. Të dy janë si shok bashkë. Dalin të tre bëjnë muhabete çunash, mbajnë sekrete ndaj meje të tre.

Fernando ishte 3 vjeç kur Albani u bë pjesë e jetës tonë, sot është 8 vjeç. Janë 5 vite, kështu që normalisht Albani ka ndikuar shumë, sepse në fazën më kryesore të fëmijës që krijon personalitetin, dinjitetin e karakterin, nga 3-7 vjeç, ndaj sigurisht ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm. “

Kur u pyet se cila është diçka që e duket se Fernando e ka marrë si zakon nga Albani ajo u shpreh kështu duke qeshur:
“Çorapet i hedhin të dy nëpër shtëpi. Sa hyjnë në shtëpi, njëri këtej, tjetri andej. Këtë e kanë që ngjasojnë. “

Leave a Reply