Ç’ka ndodhur? Jonida Maliqi lexon letrat dhe zbulon se tani është ‘single’


Në emisionin “Jonida’s Room” këtë javë, Jonida Maliqi zbuloi shumë për jetën e saj personale. Ajo kishte ftuar këngëtaren Kleoniki Delijorgji, e cila ka treguar se mund të lexojë edhe letrat e ëngjëjve dhe pikërisht këtë gjë ka bërë edhe me Jonidën.

Duke folur për festën e Shën Valentinit, Jonida zbuloi se 14 Shkurti i këtij viti e gjeti single:

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të jetë çdo ditë… Për më tepër që këtë vit jam single.”

Ndërsa Kleoniki vazhdoi t’i lexonte letrat dhe zbuloi se Jonida ishte në një periudhë pauze dhe se kishte nevojë të falte dikë.

“Ti duhet të falësh dikë, sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është “shërim”, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Duhet t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, -u shpreh Kleoniki.

Jonida dhe Romeo Veshaj kanë qenë vazhdimisht të përfolur për lidhjen e tyre, ndërsa prej kohësh nuk postojnë më foto së bashku. Nuk dimë se çfarë ka ndodhur, por Jonida ishte e qartë kur tha se është single.

Leave a Reply