“Cila është puthja më e bukur që ke marrë apo ke dhënë?” Ish-konkurrentja e Përputhen habit me përgjigjen e saj


Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, së fundmi iu është përgjigjur disa pyetjeve në intervistën ’60 sekondëshe’ në ‘Prive’.

E pyetur nga gazetari se me kë nga “Për’puthen” ka ruajtur kontaktet, ajo tregoi se me disa prej tyre flet akoma, ku veçoi Elvisin.

Ndërkohë përsa i përket puthjes më të bukur që ka marrë apo dhënë, Ana la të kuptohej se ishte ajo me Atdheun, por nuk e kishte shijuar sa duhet sepse siç thotë ajo sapo kishte bërë hundën dhe e kishte mendjen tek hunda e jo tek puthja.

Ja disa nga pyetjet e drejtura ish-konkurrentes dhe përgjigjet që ajo dha:

Gazetari: Çfarë mendon se të bën tërheqëse?

Ana: Të qenurit transparente.

Gazetari: Me kë të “Për’puthen” flet ende?

Ana: Me disa prej tyre, Elvisin…

Gazetari: Po me Atdheun?

Ana: Përshëndetemi kur na bie koha.

Gazetari: Mashkulli më se*si shqiptar sipas teje?

Ana: Arbër Bytyqi.

Gazetari: Cila është puthja më e bukur që ke marrë apo ke dhënë?

Ana: Nuk është se e shijova sa duhet sepse sapo kisha bërë hundën dhe e kisha mendjen tek hunda e jo tek puthja.

Leave a Reply