




Që nga dita që janë njohur Meghan Markle dhe Chrissy Teigen ndajnë një miqësi shumë të ngushtë me njëra-tjetrën. Për më tepër ato të dyja i lidh një eksperiencë e trishtë e ngjashme, sepse si Meghan dhe Chrissy kanë hu mbur nga një fëmijë. Kjo e fundit në muajin shtator hu mbi djalin Jack, i cili do të vinte në jetë për pak muaj. Ndërsa Meghan në verën e vitit të shkuar pësoi një abort spontan dhe nuk mundi të sillte në jetë fëmijën e dytë.
Së fundmi Chrissy ka rrëfyer se Meghan ka qenë një nga personat, që i ka dërguar mesazhin më të ngrohtë pas hu mbjes së djalit. Modelja ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happend Live!”, në të cilin tregoi se si është Meghan në të vërtetë. Ajo u shpreh se ish-dukesha është një njeri shumë i dashur dhe e sjellshme, ashtu siç e përshkruajnë të gjithë miqtë.




“Po ajo ka qenë shumë e sjellshme me mua që kur jemi njohur. Ajo më ka shkruar për vogëlushin Jack dhe është e mrekullueshme dhe shumë e dashur, aq e dashur sa thonë të gjithë njerëzit”, është shprehur Chrissy.
Teksa Meghan ka qenë në shënjestër të mediave dhe fansave të familjes mbretërore, Chrissy i ka dalë gjithmonë në mbrojtje. Edhe pas intervistës për Oprah Winfrey, modelja e mbështeti publikisht Meghan.




“Mendoj se ajo ka qenë shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë. Mendoj se vërteta e saj ka qenë e vërteta e saj që nga fillimi”, u shpreh Chrissy pas intervistës së famshme.