Chiara Ferragni tregon si duket barku i saj 1 muaj pas lindjes, por diçka nuk i bindi ndjekësit

Chiara Ferragni ka vetëm një muaj që ka sjellë në jetë të bijën dhe po përballet me një periudhë shumë të vështirë midis gjidhënies, punës, zyrës dhe trajnimit. Megjithatë, ajo nuk heq dorë nga komunikimi me fansat e saj për t’i inkurajuar ata që gjithmonë të bëjnë më të mirën dhe në të njëjtën kohë të jenë të mirë me veten e tyre.

Duke qenë se ndan thuajse çdo gjë me fansat. Chiara ka vendosur të tregojë barkun e saj për mbi 23 milionë ndjekës në Instagram, pas 4 javësh dhe seancave trajnuese 3 herë në javë.

Në postimin ku tregon barkun e saj, 33-vjeçarja u dërgon një mesazh të rëndësishëm grave që nuk i pranojnë format e tyre dhe që, sidomos pas lindjes, luftojnë të futen në xhinset e tyre të mëparshme.

“Doja ta postoja këtë si një kujtesë për të gjithë se trupat tanë janë perfekt ashtu siç janë. Mos harroni se një pozë tjetër, një dritë tjetër dhe në këtë rast, streçet me bel të lartë, e bëjnë trupin tuaj të duket kaq ndryshe dhe kjo është gjithashtu në rregull. Duhet të jemi gjithmonë të mirë me trupat tanë, le të flasim mirë për ta dhe t’i falënderojmë që na lënë të jetojmë çdo ditë”.

Megjithatë, shumë u përgjigjën me mosbesim duke parë gjendjen fizike të Chiara-s.

“Më fal për atë e quan bark? Unë do të paguaja flori për ta pasur kaq të sheshtë.”

Leave a Reply