Çfarë bëri Cristiano Ronaldo para gazetarëve? Video që po bën xhiron e rrjetit

“Cristiano Ronaldo urren Coca Cola-n”, është titulli që mban kjo video, e cila është bërë virale në rrjet menjëherë pas ngjarjes.

Para se të niste konferenca për shtyp, në prag të sfidës Prtugali – Hungari, nesër në orën 18:00, sulmuesi i Juves bëri një veprim të pazakontë para syve të të gjithëve.

Ndërsa po akomodohej në vendin e tij, sapo u ul në tavolinë, CR7 largoi prej saj dy shishet e Coca-Cola-s që ishin vendosur për reklamë.

Ronaldo ka preferuar të tregojë shishen e ujit, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, që të konsumojnë ujë dhe jo Coca-Cola.

Leave a Reply