




Elvana Gjata u rikthye, pasi prej muajsh ishte zhdukur pothuajse plotësisht, nga sytë e publikut. Tani solli një album të ri që mban emrin ‘Çelu’, i cili deri tani u prit mirë nga publiku. Një nga detajet që do merrte vëmendje padyshim, është edhe veshja e saj. Në 6 këngë të publikuara shoqëruar me klipet përkatëse, Elvana ka zgjedhur 5 kombinime të ndryshme.




Tek ‘Mos u ngut’ e pamë të veshur me një fund të shkurtër dhe një crop-top të verdhë plot qershi, me supe pak të fryra dhe detajin e palave tek fundi. Mjaftueshëm rehat sa për t’u hedhur dhe shijuar alegrinë e këngës