Burri që ç mendet pas maceve, bën SPA bashkë me to


Një burrë që i do shumë macet është bërë i popullarizuar në internet pasi i mori tri mace në qendrën për SPA për t’i relaksuar me feta trangujsh në sy, maska për fytyrë dhe muzikë relaksuese.

Kareem Khalil, 31 vjeç, u fotografua nga partnerja e tij, Fifi Furrha, përderisa relaksohej me tri macet e tij, shkruan Daily Mail.

Ai mori vesh se maceve u pëlqente trajtimi luksoz muajin e kaluar pasi vendosi t’u bënte masazh dhe prej asaj kohe është duke i trajtuar në mënyrë të veçantë.

Kohëve të fundit, Kareem vendosi që luksin e maceve ta ngrinte në nivel tjetër, duke i marrë në shtratin që e ndan me partneren, duke u veshur rroba të ngjashme me të vetat dhe duke u vendosur rriska trangujsh në sy.

Si duket, maceve u pëlqeu shumë trajtimi, sepse i zuri gjumi përderisa sytë i kishin të mbuluar me pjesë të trangujve.

Leave a Reply