“Burrë me buzë silikoni”- Lediana i kthehet Antonelës: Kush është kjo, merrni masa!


Antonela puth Mevlanin, Ledjana pranon se janë mërzitur, çfarë po ndodh me trekëndëshin

Duket se pavarësisht se Antonela u tërhoq, ka sërish probleme në marrëdhënien e Ledianës me Mevlanin.
Lediana tha se ka ende gjëra pa sqaruar, ndërsa opinionisti Arjan Konomi e pyeti nëse i ka rënë interesi për Mevlanin, pas tërheqjes së Antonelës.

Lediana nuk dha një përgjigje të qartë, ndërsa Antonela provokoi duke u ngritur dhe duke i dhënë një puthje në faqe Mevlanit “Sa të shkon buza ime aty”, i tha ajo.

E irrituar është shfaqur Lediana në puntatën e sotme në “PërPuthen, ndërsa iu kthye Antonelës, pasi kjo e fundit e quajti dje “burrë me buzë silikoni”.
Lediana tha se ajo nuk ka shkuar në emision për të bërë sherr me Antonelën, ndërsa i kërkoi produksionit të merrte masa ndaj saj për ofendimin

Debati:

Lediana: Habitem sesi kjo më ofendon dhe produksioni nuk merr masa

Antonela: Ua mos qajë
Lediana: Kjo kërkoi të merrej masë ndaj mua se i prisha takimin

Antonela: Kjo tregon se un jam reale

Bora Zemani: Kur ke mungesë etike, nuk do të thotë se je reale

Lediana: Duhet të reagoni, kjo më thotë mua zotëri dhe nuk reagon askush, si mund të bëhet kjo? Unë nuk kam ardhur këtu të luftoj me Antonelën. Dhe është po kjo që thotë që femra duhet të respektohet dhe më ofendon mua në studio.
“Ua kjo konkurrentja e PërPuthen”, provokoi me videon me lopë, Bora Zemani i kthehet Atonelës: Ça është kjo?
Me debate të forta ka nisur kjo puntatë e “PërPuthen” ditën e sotme, ku shkak ka qenë rikthimi i Antonelës në studio.

Moderatorja e emisionit, Bora Zemani, solli një mesazh që Antonela kishte dërguar në grupin e Whatsapp të konkurrentëve, një video ku dukej një lopë, ndërsa ajo dëgjohet të thotë: “ua kjo konkurrentja e ‘PërPuthen’”.

Bora Zemani i kërkoi asaj llogari për të sqaruar videon, duke i thënë se nuk mund të ofendojë në këtë mënyrë.
Antonela u përgjigj se ajo kishte qenë një shaka pa asnjë qëllim.

Debati:

Bora Zemani: Ka qenë një video e dërguar në grup nga Antonela me etiketa ofenduese. Çfarë është kjo Antonela, si mund të bësh ofendime të tilla?

Antonela: Ça ka këtu? Edhe unë jam konkurrente e “PërPuthen”

Bora Zemani: Antonela disa puntata më parë Arjani reagoi për të të mbrojtur ty dhe ti tani ofendon një tjetër konkurrente. Me kë e kishe?

Antonela: Me askënd, e kisha për shaka

Bora Zemani: Antonela ky është provokim

Leave a Reply