




Të gjithë ne kemi shije të ndryshme kur bëhet fjalë për zgjedhjen e një partneri.
Disa njerëz preferojnë partner me gjatësi normale, e të tjerëve nuk u interesojnë përmasat…
Por, një studim i fundit ka zbuluar një gjë befasuese!




Në veçanti, gratë e shkurtra dhe burrat e gjatë duken vërtetë si çiftet më të mira.
Duket e vështirë ta besosh, por ndryshimi në lartësi ka rëndësi dhe madje ndikon në lumturinë e çiftit.
I njëjti studim tregoi se jeta e tyre intime është gjithashtu më e mirë se ajo e çifteve pa dallime të konsiderueshme në lartësi.




Në këto çifte ku burri është shumë më i gjatë se gruaja, roli i mbrojtësit sigurisht i shkon burrit ndërsa gruaja ka rolin e zbutjes së konflikteve të brendshme.
“Duket, në fakt, se gratë preferojnë shoqërues më të gjatë për arsye evolucioniste…
Në fakt, speciet gjithmonë tentojnë të evoluojnë dhe njeriu më i gjatë është gjithashtu më i fortë, kështu që instinktet tona na thonë që të preferojmë këtë lloj burrash”, deklaroi Dr.Sohn.
Shumë janë të tmerruar nga rezultatet e këtij studimi.
Pas leximit të tij disa njerëz konfirmuan që ata kishin një marrëdhënie më të mirë me partnerin e tyre të gjatë sesa në marrëdhëniet e tjera me partnerët normalë.




Megjithatë, ekziston një numër shumë i vogël i grave që pretendojnë se janë më të gjata se burrat e tyre dhe pretendojnë se kanë një jetë intime të jashtëzakonshme.
Në këtë pikë ne mund të imagjinojmë vetëm se nuk ka shumë rëndësi kush është më i gjatë i çiftit…
Fjala është e juaja…çfarë mendoni?
A ju ka ndodhur të takoni një njeri shumë më të gjatë se ju?




Si ishte marrëdhënia juaj?