‘Bredh me mua në çdo f-errë’, kënga e Julit dhe Mevlanit po bën namin në rrjet


E prisnit? Dy konkurrentët e “Përputhen”, Juli dhe Mevlani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë në Youtube. Kënga titullohet “(X5)SE”, me tekst nga Juli dhe Petro Xhori.

“Mami jot se di që ti s’je në shtëpi
Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni
Po ta merrte vesh do i binte tensioni

Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë
Vajza jote zoti vjehërr bredh me mua në çdo ferrë
Jo mos qaj e mos bëj namin se ka ngjarë njëlloj me mamin
Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë

E kur s’jam unë në Shqipëri me sa bredh unë nuk e di”, këndojnë mes të tjerash dyshja.

Teksti i referohet vajzave materialiste, që gënjejnë prindërit dhe kanë më shumë se një të dashur.

Leave a Reply