BMW-ja që u tërhoq nga qarkullimi në Gjermani, tash shitet në Kosovë me çmim ‘marramendës’


Një BMW X5 me 700 kuaj fuqi, së cilës i ishte ndaluar qarkullimi në Gjermani, gjendet në Kosovë dhe është në shitje.

Kështu shkruan sot gazeta gjermane Bild në versionin e saj online. Sipas Bild, BMW X5 me ngjyrë ari – e cila ishte tërhequr nga qarkullimi shkaku i ngjyrës së saj me shkëlqim – është nxjerrë në shitje në Kosovë. Çmimi i saj është 88 mijë euro.

Vetura, të cilën e ka në pronësi në shqiptar që jeton në Gjermani, ishte ndaluar në muajin tetor të vitit te kalur në Dyzeldorf të Gjermanisë. P0licia i kishte rekomanduar pronarit që t’i bëjë veturës disa korrigjime në mënyrë që t’i lejohej sërish vozitja.

Problem përbënte ngjyra e shkëlqyeshme prej ari, e cila përkon me ngjyrat e taksive, por edhe një pjese të automjeteve të P0licisë.

Leave a Reply