




Në puntatën e sotme është transmetuar takimi mes Blerimit dhe Ledianës, ku kjo e fundit gjatë gjithë kohës ka përmendur emrin e Mevlanit. Blerimi fillimisht i duroi komentet e Ledianës, ndonëse i tha se preferon që në takimin mes tyre, mos të flitej për persona të tjerë.




E megjithatë,në një mënyrë apo në një tjetër, Lediana bënte pjesë të bisedës me Blerimin në çdo moment Mevlanin. Ndërkohë, ai u ndje i ofenduar, duke u ngritur nga tavolina dhe duke e lënë Ledianën vetëm në takim.