Bill Gates parashikon dy kërcënime të mëdha për njerëzimin përveç pandemive


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbuluar se cilat janë dy kërcënimet e mëdha për njerëzimin në të ardhmen, përveç pandemive, që i kishte parashikuar që në vitin 2015.

Në një intervistë për kanalin e YouTube të Derek Muller, Gates thekson se “ndryshimi klimaterik dhe bioterrorizmi janë problemet e rënda që na presin në të ardhmen”.

Në lidhje me ndryshimet klimaterike, Bill Gates u shpreh se numri i vi ktim ave në një vit “do të jetë shumë më i madh” sesa ai që po shkakton pandemia e Covid-19

“Për t’ju treguar pasojat e ndryshimeve klimaterike, mjafton që dëmet e shkaktuara nga pan demia t’i imagjinoni të zgjatura në kohë. Në vitin 2060, ndryshimet klimaterike mund të jenë vd ekjep rurëse njësoj si pandemia, ndërsa në vitin 2100 mund të jenë 5 herë më vd ekjep rurëse sesa ko ronav irusi”, tha ai.

< Sa i përket bioterrorizmit, Gates u shpreh se shumë njerëz nuk duan të flasin për të, por “ekziston mundësia që dikush, i cili kërkon të bëjë shumë dëme, të krijojë një virus që të jetë shumë më vdekjeprurës sesa SARS-CoV-2”.

Leave a Reply