Bearti jo vetëm që nuk e lë Tean të mungojë në ‘Instagram’, por zbulon këtë anë që nuk e kishit njohur më parë


Drama që mbërtheu rrjetin ‘Tea-Andi-Beart’ duket se do të ketë seri të tjera teksa ndjekësit janë ndarë në dy grupe, ata që reagojnë në komente të ndryshme duke mos pranuar gënjeshtrat që ju servirën, por dhe ata që kanë nisur të hapin faqet e para me çiftin e dytë, atë “Tea-Beart”.

Dhe që historia të bëhet pak më e bukur, por edhe për të treguar mbështetjen e tij të pakondicionuar ndaj Teas, Bearti ka ndarë së fundmi një ‘Instastory’ një pikturë të një vajze që po shijon qershi. Piktura mban firmën e Teas, e cila duket se e ka realizuar vetë, ndonëse këtë talent nuk e shfaqi sa ishte brenda ‘Përputhen’. Nuk e dimë nëse kjo krijimtari ka ardhur si pasojë e kohës së vështirë që Tea po kalon apo ka qenë një pikturë e realizuar më parë që tani ka përfunduar në duart e Beartit.

Sido që të jetë duket se ky i fundit do ta mbështesë njësoj të dashurën e tij, pavarësisht sa komente dhe reagime lënë ndjekësit në rrjet. Madje edhe nëse ju mungojnë postimet e saj, do t’ju duhet të bëni shpesh një xhiro nga llogaria e Beartit, se atje mund të gjeni Tean apo ndonjë shenjë të saj./revistawho.com

Leave a Reply