




Dita e sotme ka nisur me një ngja rje tr agjike në Rrogozhinë, ku tri makina u përfshinë në një ak sident të rëndë. Si pasojë mbetën të vd ekur tre persona.
Policia ka konfirmuar se nga ky aksident tragjik kanë hu mbur jetën, Bajram dhe Merushe Koni, si dhe Tonin Mhilli. Ky i fundit ishte oficer i burgut të Peqinit dhe sot ishte nisur për në punën e tij.
58-vjeçari ishte babai i gazetares së njohur të televizionit, Valbona Mhilli. Kjo e fundit ka bërë disa postime mjaft prekëse në “Instastory”, ku fillimisht shkruan: “Ma shpëtoni babin, ju lutem”.




Më pas Valbona ka publikuar foton e një shiriti të zi dhe ka bërë një dedikim të trishtë për të atin.
“Pse ike o ba pa mua? Pse e doje punën më shumë se ne o baaa, pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o drit, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o baaa çohu”, shkruan Mhilli.




Gjithashtu ajo ka publikuar dhe disa video të mëparshme që ka bërë me të atin dhe të gjithë miqtë në rrjete sociale i kanë shprehur ngushëllimet