Aurela Hoxha reagon pas lajmeve se është bërë nënë (FOTO)

Dje në media qarkulloi lajmi se Aurela Hoxha është bërë nënë një muaj më parë dhe e ka mbajtur lajmin sekret. U tha se ajo dhe partneri i saj janë bekuar me një djalë por kanë vendosur ta mbajnë sekret lajmin. Nëse do vëzhgonim rrjetet e saj sociale, asgjë nuk ka ndryshuar. Aurela ka postuar edhe foto me bikini së fundmi ku bie në sy barku i sheshtë dhe trupi super në formë.

Pasi lajmi u bë kryefjalë në media ka ardhur edhe reagimi i Aurelës, e cila ka postuar në Instastory një selfie para pasqyrës. Në postimin në fjalë shihet edhe data e realizimit të fotës, e cila është shkrepur ditën e sotme dhe ashtu si në fotot e tjera, format e saj trupore nuk lënë të kuptohet se sapo është bërë nënë. Nuk dihet nëse u është rikthyer formave trupore të mëparshme menjëherë pas lindjes, apo këto zëra nuk janë të vërteta, e na mbetet të presim deri në konfirmimin ose mohimin e lajmeve nga vetë Aurela.

Leave a Reply