Auѕtralia ëѕhtë mbuluar nga rrjeta gjigande merimangaѕh. Рѕe ka ndodhur kjo

Para rreth një muaji Australia u godit nga stuhi dhe reshje të dendura shiu që përmbytën vendin. Por ajo çka përbën habi është se kohët e fundit ajo është pushtuar nga rrjeta gjigande merimangash. Mediat australiane raportojnë në disa vende merimangat janë më të gjata se një kilometër.

Ky fenomen sipas ekspertëve ndodh nga një taktikë mbijetese e njohur si “balona”, ku merimangat hedhin rrjeta të imta për t’u ngjitur sa më lart për të shmangur kështu zonat e përmbytura.

“Nëna natyrë mund të jetë shumë e bukur, por edhe shkatërruese”, tha një këshilltare, Carolyn Crossley, duke shtuar se qindra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e këtij fenomeni të habitshëm./TIP

Leave a Reply