Atdheu harron Antonelën, lidhet me vajzën tjetër të Për’puthen? Ja video që po qarkullon në rrjet

Sindi, konkurrentja e “Përputhen” ka surprizuar me veprimin e saj.

Në story-n e saj në Instagram ka publikuar një video ku është bashkë me Atdhe Xheravinën.

Dyshja shihen së bashku në makinë teksa argëtohen me muzikë dhe në njërin moment shohim Atdheu teksa i këndon Sindit.

Kjo e fundit ka shkruar në mbishkrimin e videos disa fjalë të cilat mund të jenë drejtuar Rinianit pasi ky e refuzoi për takim me arsyen se e sheh vetëm si shoqe.

“Refuzimi? Çfarë Unë kam pranë djalit ma të bukur qe këndon vetëm për mua”, ka shkruar Sindi në postim.

Menjëherë pas videos e ka publikuar edhe Atdheu teksa e ka shoqëruar me mbishkrim: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënjë e jo për dege. Sindi ma e mira”.

Ndryshe, nga ky postim mund të aludohet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre po çka do zbulohet ditëve në vazhdim do presim dhe të shohim.

Leave a Reply