Astrologia 24-vjeçare tregon si e zbuloi pasionin për të zbuluar të ardhmen dhe pasionin për yjet


Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë ftuar ka qenë një astrologe me origjinë nga Maqedonia e Veriut, por prej vitesh jeton në Kosovë e quajtur Laura Bilalli 24 vjeç. Ajo është astrologia Laura Bilalli, e pasionuar pas yjeve, galaktikës, universit dhe ka studiuar në një universitet të Los Angelos për astrologji dhe sot ajo e ka kthyer pasionin në profesion. Gjatë intervistës Laura ka treguar se e ka zbuluar pasionin për astrologjinë kur ishte shumë e vogël.

Rudina Magjistari: Si e zbulove këtë pasion tëndin për yjet, për gjithësinë, për të zbuluar të ardhmen? Ti ke studiuar për gazetari dhe fare mirë mund të bëheshe një gazetare.

Laura Bilalli: E kam ushtruar si profesion dhe pjesën e gazetarisë dy vite, por që e vogël kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me pjesën e Hënës, yjeve dhe gjithmonë më ka interesuar pjesa që është më e mistershme që ka shumë pse dhe pastaj të hulumtosh shumë për të gjetur përgjigje. Që në moshën 12 vjeç jam njohur me pjesën e astrologjisë, të shenjave të horoskopit, fazave të Hënës, yjeve si bëhet lidhja e tyre dhe pas saj vija re karakteristikat e njerëzve, mund të njihja përafërsisht çfarë pres nga dikush apo si do më shkojë mua. Më pas vazhdova me gazetari, u shkëputa një vit e gjysmë prej gazetarisë për të parë se çfarë dua vërtet. Vërtetova që më shumë më fle shpirti tek pjesa e astrologjisë, por nuk do të thotë se do lë anash gazetarinë sepse po mendoj të vij me një emision që do jetë astrologji dhe gazetari.

Rudina Magjistari: Në fakt, dikush që zgjedh këtë lloj profesioni, a duhet të ketë ndonjë prirje të lindur, nëse dikush do të bëhet astrologe ose kjo lidhja me kristale, vjen së brendshmi apo mësohet?

Laura Bilalli: Mund dhe të mësohet, ashtu si njeriu punon me energji të vetë, mund të arrijë çdo gjë. Astrologjia mësohet sepse është si një lëndë, mësohet detajisht dhe pastaj dikush mund të jetë më i saktë në pjesën e astrologjisë për shkak të intuitës që luan një rol të rëndësishëm. Për shembull kush ka intuitë më shumë, e ka më të lehtë të mësojë astrologjinë, por dhe nëse nuk ka intuit të lartë, kjo nuk do të thotë që nuk mund të mësohet. /tvklan.al

Leave a Reply