Andi dhe Jaѕmina i japin fund ѕherreve? Fotografia e fundit ngriti dуѕhime të mëdha

Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin Për’puthen, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut.

Të dy po kalonin ditë të vështira në emision, aq sa Andi vendosi të tërheqë deklaratën për Jasminën.

Ai tha se ata nuk mund të kenë një të ardhme bashkë, pas debateve të forta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Jasmina shtoi se edhe ajo bie dakord me mendimin e Andit se nuk mund të ketë një të ardhme mes tyre.

Megjithatë, ata lanë të kuptohet se do të njiheshin jashtë emisionit dhe lanë shpresa të mëdha se mund të bashkoheshin jashtë.
Tashmë do të na duhet të presim e të shohim nëse kjo marrëdhënie mes tyre do të finalizohet apo jo me një lidhje.

Megjithatë, shenjat tregojnë vetëm diçka! Jasmina ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me Andin, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se tashmë janë çift dhe mosmarrëveshjet e tyre janë zgjidhur.
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë, u deshën tre muaj tu u përla. Gëzuar për kujtimet e bukura”- shkroi ish-konkurrentja krahas fotos së çiftit në emision.Tch

Leave a Reply