




Bukuroshja, e cila u bë e famshme nga “Përputhen”, Ana Kauri, ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike pas buzëve dhe hundës.




Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Nesër do realizoj një ndërhyrje estetike. Çfarë mendoni se është?”, i ka pyetur ajo ndjekësit.
“Dhëmbët”, është përgjigjja më e shpeshtë dhe Ana e ka konfirmuar. Ajo do të rregullojë dhëmbët dhe me siguri rezultatin do ta publikojë në rrjete sociale.




Kujtojmë se Ana doli nga ‘Përputhen’ pa e gjetur dashurinë. Ish-konkurrentja tha se nuk ndihej vetvetja në program./Panoramaplus.al