




Ambasada gjermane në Tiranë njofton se duke filluar nga dita e dielë shqiptarët do të jenë të detyruar të bëjnë testin CO VID para se të hyjnë në Gjermani dhe 10 ditë karantinë pas mbërritjes.
Ky vendim vjen pasi Qeveria Federale e Gjermanisë e ka klasifikuar Shqipërinë si një zonë me incidencë të lartë të ko ronav irusit, së bashku me 24 vende të tjera.
Njoftimi i Ambasadës Gjermane:




E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani!!!
-Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Co vid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria. Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani: Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Co rona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.




-Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.
-Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
– Hyrje vetëm me testim negativ
– 10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani




– Regjistrimi i hyrjes (ëëë.einreiseanmeldung.de)