Aludime për “krisje” mes çiftit/ Donaldi sqaron Beatrix: Kam edhe unë gjendjet e mia

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix ka qenë e shoqëruar me ulje-ngritjet e veta, saqë herë pas here mes tyre ka patur momente zënkash dhe irritomi, por më pas janë pajtuar sërish. Kjo gjë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe gjatë mbrëmjes së sotme në shtëpinë e BB. Donaldi tha edhe se shumë gjëra nuk i shpreh dot për shkak se nuk dëshiron të nxisë debate. Megjithatë keqkuptimet janë lënë pas dhe duket se çifti ka vendosur të shijojnë momentet e qëndrimit në shtëpi në krah të njëri-tjetrit.

“Ka shumë gjëra që mbase mua nuk më bëjnë të ndihem mirë, por tek e fundit unë zgjedh që të mos i them pasi e di shumë mirë që argument pas argumenti do lindi një debat. Unë nuk jam ftohur me Beatrix por kam edhe unë gjendjet e mia.

Po të ishim jashtë gjërat do të ishin ndryshe, këtu brenda ka shumë presion. Duhet menduar që unë kam 100 ditë i izoluar”- tha ai.Ndërkohë Beatrix këmbënguli që ai të shprehet për çdo gjë që mendon se nuk shkon ashtu siç duhet.

Leave a Reply