




Gjuetarët e UFO-ve janë mahnitur pasi është publikuar një video e çuditshme ku shfaqet një burrë që rrë mbehet nga Toka nga një dritë. A është kjo prova e parë në botë për rrë mbim nga alienët…apo është vetëm një “gabim teknik” i kamerës?
Rrëmbimet nga alienët janë tregime të zakonshme për të krijuar komplote të vizitës së jashtëtokësorëve në planetin tonë. Deri me tani ka pasur rrëfime nga të rrëmbyerit që janë marrë nga anijet përmes një drite, e që më vonë janë ekzaminuar nga jashtëtokësorë misterioz. Pavarësisht kësaj, ekspertët mjekësorë i kanë mohuar këto efekte që sipas tyre kanë të bëjnë me paralizën e gjumit apo sindromin e kujtesës së rreme, një gjuetar i UFO-ve beson se ai ka provën përfundimtare që e vërteton këtë.




Scott Waring, një teoricien i njohur i konspiracionëve që e ka vet-emëruar veten “Ekspert ET (jashtëtokësorëve)”, ka shpërndarë për fansat e tij një xhirim për të cilin ai thotë se është rrëmbim nga alienët.
Video paraqet një burrë që largohet nga dera hyrëse e shtëpisë së tij në Porter të Teksasit kurse disa minuta më vonë ai largohet në ajër, transmeton GazetaExpress.




Koha është në këndin e djathtë të videos dhe ka ndodhur në orët e he rshme të mbrëmjes së 26 dhjetorit 2019, sipas kohës në Amerikën e Veriut.



